Gjatë 24 orëve të kaluara, në lokacione të ndryshme të vendit, zyrtarët policorë kanë ndaluar 10 shoferë për shkak të kryerjes së veprës penale “drejtim të pakujdesshme të automjetit.
“Prej tyre, shtatë persona kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi (pa provim të dhënë), edhe atë: V.M.(19), Gj.J.(22), S.U.(36) dhe K.P.T.(45), të gjithë nga Velesi, një 17-vjeçar nga fshati Moran e Shkupit, një 16-vjeçar nga Shkupi dhe një 15-vjeçar nga fshati Prisojnicë e Komunës së Mavrovës dhe Rostushës, i cili gjithashtu ka shkaktuar aksident trafiku.
Po ashtu, me dy të mitur nga Velesi, në prani të prindit është zhvilluar bisedë zyrtare, pasi kanë drejtuar mopede pa patentë shoferi. Dy persona kanë drejtuar automjetin me ndalesë aktive për drejtim të mjetit motorik, edhe atë: P.R.(61) nga fshati Jakimovë e Vinicës dhe D.A.(33) nga Shkupi.
Ndërsa, nën ndikimin e alkoolit ka drejtuar automjetin P.L.(70) nga Kavadari.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, do të dorëzohen kallëzimet përkatëse penale”, thonë nga MPB.
Nga atje u bëjnë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe rregulloret e trafikut./Telegrafi/