Aktori i njohur, Nicolas Cage, ka tërhequr vëmendjen me një ndryshim të dukshëm në pamjen e tij gjatë një paraqitjeje të rrallë në tapetin e kuq në Los Angeles.
62-vjeçari u shfaq me flokë të thinjur dhe mjekër të plotë, duke u dukur ndryshe nga imazhi me të cilin publiku është mësuar ta shohë.
Cage mori pjesë në ceremoninë e hapjes së Muzeut të Artit Narrativ Lucas në Los Angeles, ku ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Riko Shibata, 31 vjeçe.
Foto: Reuters
Për këtë event, aktori zgjodhi një kostum elegant në ngjyrë blu, pantallona të zeza dhe këmishë të bardhë, derisa pamjen e kompletoi me syze dielli.
Flokët dhe mjekra e thinjur i dhanë një pamje krejtësisht të re.
Edhe Riko Shibata tërhoqi vëmendjen me veshjen e saj elegante tërësisht në të bardhë.
Ajo kishte zgjedhur pantallona të bardha, një bluzë të përshtatshme dhe një pallto të bardhë me mëngë transparente.
Foto: Reuters
Cage dhe Shibata u njohën në vitin 2019 përmes miqve të përbashkët në qytetin japonez Shiga, teksa aktori ndodhej atje për xhirimet e filmit “Prisoners of the Ghostland”.
Në gusht të vitit 2020, Cage zbuloi se çifti ishte fejuar.
Çifti u martua më 16 shkurt 2021, në një ceremoni intime në një hotel në Las Vegas.
Foto: Reuters
Në shtator 2022, Cage dhe Shibata u bënë prindër të një vajze, të cilën e pagëzuan August.
Aktori ka edhe dy djem nga marrëdhëniet e tij të mëparshme, Weston dhe Kal-El. /Telegrafi/