KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Donjeta Sadiku shkëlqen në Sofje, nis me fitore të thellë Kampionatin Evropian

Donjeta Sadiku shkëlqen në Sofje, nis me fitore të thellë Kampionatin Evropian

Boksierja kosovare, Donjeta Sadiku, e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme Kampionatin Evropian të boksit “Sofje 2026”, duke regjistruar një fitore të pastër ndaj ruses Alina Pushkar.

Sadiku triumfoi me rezultat të thellë 5:0 në duelin e zhvilluar në Sofje të Bullgarisë, duke dominuar gjatë të tri raundeve.

Boksierja kosovare ishte bindëse në ring, ndërsa në raundin e dytë arriti edhe ta rrëzojë kundërshtaren, duke dëshmuar epërsinë e saj në këtë përballje.

Në fund, të pesë gjyqtarët e vlerësuan Sadikun si fituese, duke i dhënë asaj fitoren me rezultat të pastër 5:0.

Sadiku garon në kategorinë deri në 60 kilogramë dhe me këtë triumf ka siguruar kalimin në fazën tjetër të Kampionatit Evropian, ku do të kërkojë të vazhdojë rrugëtimin drejt medaljes. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.