Feta Fetai është rikthyer zyrtarisht në Kombëtaren e Shqipërisë, pasi ka marrë ftesë nga Federata Shqiptare e Futbollit për grumbullimin e radhës.
Lajmin e ka bërë të ditur menaxheri i tij, Meriton Berisha, ndërsa ftesa për mesfushorin e Lokomotivës së Zagrebit ka ardhur sot, më 21 shtator.
Me përfshirjen e Fetait, numri i futbollistëve të ftuar nga përzgjedhësi Rolando Maran shkon në 30.
Fetai nuk është emër i panjohur për Kombëtaren A të Shqipërisë. Ai ishte grumbulluar më herët nga Silvinjo dhe në tetor të vitit 2024 ishte në stol në ndeshjen ndaj Gjeorgjisë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Tani, në moshën 21-vjeçare, kapiteni i Kombëtares U21 rikthehet në përfaqësuesen A, pas paraqitjeve të tij me Lokomotivën e Zagrebit.
Në këtë sezon, Fetai ka regjistruar 270 minuta në total në katër paraqitje me klubin kroat./Telegrafi/