KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Lionel Richie shfaqet i buzëqeshur në daljen e parë pas shtrimit në spital

Lionel Richie shfaqet i buzëqeshur në daljen e parë pas shtrimit në spital

Lionel Richie është parë për herë të parë në publik që prej daljes nga spitali, teksa të shtunën mbrëma u shfaq në Beverly Hills për një darkë në restorantin e njohur Mr. Chow.

Këngëtari 77-vjeçar dukej në humor të mirë dhe, teksa largohej nga restoranti, u bëri me shenjë njerëzve përreth me dy gishtat e mëdhenj lart.

Në dalje ai shoqërohej nga partnerja e tij, Lisa Parigi, ndërsa ishte veshur me xhaketë dhe pantallona blu të errët, të kombinuara me atlete të bardha, shkruan DailyMail.

Dalja e tij vjen disa javë pasi u shtrua në spital pas një koncerti në St. Louis, Missouri. Gjatë qëndrimit në spital, Richie iu nënshtrua disa kontrolleve për probleme të mundshme kardiake.

Para shtrimit, gjatë performancës së këngës All Night Long, Richie u pa duke pasur vështirësi në frymëmarrje dhe qëndroi i ulur në një stol pianoje për pjesën më të madhe të këngës.

Megjithatë, ai vazhdoi performancën deri në fund.

Dalja e fundit në Beverly Hills duket se ka qetësuar fansat, pasi këngëtari u shfaq i buzëqeshur dhe në gjendje të mirë gjatë darkës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.