Futbollistët e Real Madridit kanë shpërthyer me kritika të ashpra ndaj gjyqtarit në dhomat e zhveshjes së stadiumit “Metropolitano”, pas përfundimit të derbit të Madridit.
Sipas informacioneve të publikuara nga “Diario AS”, atmosfera në korridoret e brendshme të stadiumit ishte tejet e tensionuar, me lojtarët e Real Madridit të revoltuar pas vendimeve të gjyqtarit gjatë ndeshjes.
Sipas të njëjtit medium, në ambientet e stadiumit janë dëgjuar lojtarët madrilenë duke bërtitur fraza të ashpra, përfshirë: “Na kanë bërë copë” dhe “Kanë vendosur një frikacak si gjyqtar”.
Këto reagime pasqyruan zemërimin e madh të skuadrës së Real Madridit, e cila beson se disa prej vendimeve të gjyqtarit ndikuan drejtpërdrejt në rezultatin e ndeshjes.
Derbi përfundoi me fitoren 2-1 të Atletico Madridit, sfidë ku kishte shumë gjykime të diskutueshme, me “Los Blancos” që pastaj mbeten me një lojtar më pak kur Dean Huijsen u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Përndryshe, Real Madridi tashmë është gjashtë pikë mbrapa Barcelonës, klub që po kalon një sezon të jashtëzakonshëm, ku kanë regjistruar shtatë fitore në shtatë paraqitje./Telegrafi/