KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Bashkimi nis sezonin me “show”, shkatërron Yllin me 36 pikë diferencë

Bashkimi nis sezonin me “show”, shkatërron Yllin me 36 pikë diferencë

Bashkimi e ka nisur në mënyrë spektakolare edicionin 2026/27 të Superligës së Kosovës në basketboll, duke shënuar një fitore shumë të thellë ndaj Golden Eagle Yllit.

Skuadra prizrenase triumfoi të dielën në palestrën “Sezai Surroi” me rezultat 96:60, në një ndeshje të cilën e dominoi në pjesën më të madhe dhe e zgjidhi praktikisht që në pjesën e parë.

Bashkimi e vendosi ritmin që në çerekun e parë, të cilin e fitoi me 27:13. Epërsia u rrit edhe më shumë në dhjetëminutëshin e dytë, me prizrenasit që triumfuan 23:13 dhe shkuan në pushim me një avantazh prej 24 pikësh, 50:26.

Dominimi i Bashkimit vazhdoi edhe pas pushimit. Çereku i tretë përfundoi 30:17 në favor të vendasve, duke bërë që epërsia të shkonte në shifra edhe më të mëdha dhe ndeshja të dukej e vendosur shumë para fundit.

Ylli arriti ta fitojë vetëm çerekun e fundit, me rezultat 17:16, por kjo nuk ndryshoi asgjë në epilogun e takimit. Bashkimi e kontrolloi avantazhin dhe në fund regjistroi një triumf bindës prej 36 pikësh.

Te skuadra prizrenase u dalluan Jajuan Johnson me 17 pikë, dy kërcime dhe një asistim, si dhe Shannon Shorter me 16 pikë, një kërcim dhe një asistim. Performancë të mirë pati edhe Lejson Zeqiri, i cili kontribuoi me 17 pikë, katër kërcime dhe një asistim.

Te Ylli, ndërkohë, Lis Shoshi e mbylli ndeshjen me gjashtë pikë dhe dy kërcime, në një mbrëmje të vështirë për skuadrën nga Suhareka. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.