Shërbimet sociale në Angli kanë kërkuar ndihmën e publikut për lokalizimin e katër të rinjve shqiptarë, të cilët janë regjistruar si të zhdukur.
Sipas të dhënave të organizatës “Missing People”, njëri prej tyre, Bledar Ismailaj, rezulton i zhdukur që prej vitit 2018. Në atë kohë ai ishte 17 vjeç dhe jetonte në Kings Lynn, Norfolk.
Një tjetër i ri, Ervis Ndreca, 17 vjeç, është larguar nga shërbimet sociale në Hove, East Sussex, më 14 korrik 2022.
Nga Sussex rezulton i zhdukur edhe Akil Dervishi, gjithashtu 17 vjeç, i cili është parë për herë të fundit më 4 maj 2022.
Ndërkohë, kërkohet ndihma e publikut edhe për gjetjen e Denis Haliajt, 17 vjeç. Pas mbërritjes në Angli, ai ishte akomoduar në Manchester, ndërsa kontakti i fundit me të është regjistruar më 15 gusht 2021.
Sipas një raporti të BBC-së të dhjetorit 2022, deri në 20% e fëmijëve emigrantë shqiptarë të vendosur pranë një këshilli lokal në Angli gjatë vitit 2022 ishin klasifikuar si të zhdukur. Në Kent, nga 197 fëmijë shqiptarë të pashoqëruar të pranuar deri më 31 tetor 2022, 39 rezultonin të zhdukur.
Raportet e mediave britanike kanë ngritur shqetësimin se fëmijët e zhdukur mund të jenë në rrezik të trafikimit njerëzor, skllavërisë moderne dhe formave të ndryshme të shfrytëzimit, përfshirë punën në ndërtim, lavazhe, ferma kanabisi apo rrjetet e shpërndarjes së drogës.Shërbimet sociale në Angli kanë kërkuar ndihmën e publikut për lokalizimin e katër të rinjve shqiptarë, të cilët janë regjistruar si të zhdukur.
Sipas të dhënave të organizatës “Missing People”, njëri prej tyre, Bledar Ismailaj, rezulton i zhdukur që prej vitit 2018. Në atë kohë ai ishte 17 vjeç dhe jetonte në Kings Lynn, Norfolk.
Një tjetër i ri, Ervis Ndreca, 17 vjeç, është larguar nga shërbimet sociale në Hove, East Sussex, më 14 korrik 2022.
Nga Sussex rezulton i zhdukur edhe Akil Dervishi, gjithashtu 17 vjeç, i cili është parë për herë të fundit më 4 maj 2022.
Ndërkohë, kërkohet ndihma e publikut edhe për gjetjen e Denis Haliajt, 17 vjeç. Pas mbërritjes në Angli, ai ishte akomoduar në Manchester, ndërsa kontakti i fundit me të është regjistruar më 15 gusht 2021.
Sipas një raporti të BBC-së të dhjetorit 2022, deri në 20% e fëmijëve emigrantë shqiptarë të vendosur pranë një këshilli lokal në Angli gjatë vitit 2022 ishin klasifikuar si të zhdukur. Në Kent, nga 197 fëmijë shqiptarë të pashoqëruar të pranuar deri më 31 tetor 2022, 39 rezultonin të zhdukur.
Raportet e mediave britanike kanë ngritur shqetësimin se fëmijët e zhdukur mund të jenë në rrezik të trafikimit njerëzor, skllavërisë moderne dhe formave të ndryshme të shfrytëzimit, përfshirë punën në ndërtim, lavazhe, ferma kanabisi apo rrjetet e shpërndarjes së drogës.