KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Të gjithë po ankoheshin”, skena shqetësuese te Arsenali pas humbjes turpëruese nga Brightoni

“Të gjithë po ankoheshin”, skena shqetësuese te Arsenali pas humbjes turpëruese nga Brightoni

Bruno Guimaraes ka zbuluar gjendjen në zhveshtoren e Arsenalit pas humbjes së rëndë 3-0 ndaj Brightonit të shtunën, duke thënë se të gjithë lojtarët ishin të pakënaqur me paraqitjen.

Arsenali ishte dukshëm më i dobët që nga fillimi i ndeshjes, ndërsa kjo ishte humbja e parë e skuadrës së Mikel Artetas këtë sezon.

Pas ndeshjes, Guimaraes nuk e fshehu zhgënjimin për paraqitjen e skuadrës.

“Mendoj se sot është një ditë për t’u harruar. Asgjë nga ajo që provuam nuk funksionoi. Duhet t’u japim meritat edhe atyre, por nuk mund ta pranojmë këtë këtu”.

Ai më pas zbuloi se atmosfera në zhveshtore ishte shumë e rënduar.

“Mendoj se në zhveshtore të gjithë po ankoheshin për veten dhe për nivelin e lojës që treguam sot. Siç thashë, kjo nuk është e pranueshme. Ishte një ditë shumë e keqe në punë”.

Edhe trajneri Mikel Arteta ishte tejet kritik ndaj skuadrës së tij, duke thënë se Brightoni ishte “një nivel mbi” Arsenalin.

“Brightoni ishte një nivel tjetër përpara nesh. Ishim jashtëzakonisht të dobët teknikisht dhe nuk e respektuam ndeshjen. Nga ana jonë, kishte disa gjëra bazë që duhet t’i bësh në futboll, veçanërisht në Ligën Premier, dhe ne ishim shumë larg tyre”.

Trajneri spanjoll theksoi gjithashtu se problemet nisën që në duelet e para dhe se gabimet teknike e vështirësuan edhe më shumë situatën.

“Në duelin e parë, topi i dytë, sidomos duke pasur parasysh se sa direkt luanin ata, e vendosi ndeshjen në një pozitë shumë të vështirë për ne. Për më tepër, kur e rifitonim topin, veçanërisht në gjysmën tonë të fushës, bëmë shumë gabime teknike dhe nuk respektuam asnjë nga parimet e lojës që duhet t’i ndjekësh për të dalë nga ato situata një kundër një”, përfundoi Arteta./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.