KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Barcelona konfirmon planet për ta nderuar Lionel Messin në “Camp Nou-n” e ri

Barcelona konfirmon planet për ta nderuar Lionel Messin në “Camp Nou-n” e ri

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka konfirmuar se klubi do ta nderojë Lionel Messin me një ceremoni të veçantë pasi të përfundojnë punimet në “Spotify Camp Nou”.

Sipas “Mundo Deportivo”, Laporta e bëri këtë të ditur gjatë Asamblesë së Përgjithshme të klubit të shtunën, teksa foli edhe për mundësinë që Messi të rikthehej në Barcelonë për një sezon tjetër.

“Siç kemi thënë tashmë, kur stadiumi të përfundojë, do të organizojmë një nderim për të”, deklaroi Laporta.

Presidenti i Barcelonës tha gjithashtu se klubi kishte shqyrtuar më herët mundësinë e rikthimit të Messit, por pretendoi se argjentinasi kishte marrë një vendim tjetër.

Njoftimi vjen në një kohë kur raportohet për marrëdhënie të tensionuara mes Messit dhe drejtimit aktual të klubit.

Tetë herë fituesi i Topit të Artë u largua nga Barcelona si lojtar i lirë në vitin 2021, pasi klubi nuk ishte në gjendje t’ia rinovonte kontratën për shkak të kufizimeve financiare./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.