KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Shoferi arratiset nga kontrolli policor, vetura përfundon e aksidentuar

Shoferi arratiset nga kontrolli policor, vetura përfundon e aksidentuar

Një veturë është ndaluar nga Policia e Kosovës në fshatin Prush të Gjakovës, por shoferi është larguar me shpejtësi nga vendi i ndalimit, duke iu shmangur kontrollit policor.

Rasti ka ndodhur më 19 shtator, rreth orës 23:55. Në veturën Golf 7 ndodheshin tre persona meshkuj, përfshirë drejtuesin, i cili ishte shtetas i huaj, dhe dy pasagjerë, po ashtu shtetas të huaj.

Sipas Policisë, në momentin kur të dyshuarit kanë kuptuar se automjeti do t’i nënshtrohej kontrollit, shoferi është larguar me shpejtësi.

Dokumentacioni dhe telefoni i personave kanë mbetur te njësia policore.

Policia ka arritur ta lokalizojë veturën, ku është konstatuar se gjatë arratisjes të dyshuarit kishin shkaktuar edhe një aksident.

Automjeti është konfiskuar, ndërsa tre personat e dyshuar vazhdojnë të jenë në arrati.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.