KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Zelensky zbulon armën e re kundër Shahedëve të Iranit

Zelensky zbulon armën e re kundër Shahedëve të Iranit

Zelensky publikon pamjet e interceptorit të ri ukrainas kundër dronëve Shahed.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka publikuar pamjet e para të një droni të ri interceptor, të zhvilluar për të përballuar dronët Shahed me motorë reaktivë që përdoren nga Rusia.

Sipas tij, interceptori është zhvilluar nga kundërzbulimi ushtarak i Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) dhe tashmë është testuar me sukses në operacione reale.

Në pamjet e publikuara nga presidenti ukrainas shihet sistemi duke vepruar në terren, ndërsa detajet teknike dhe specifikimet e interceptorit ende nuk janë bërë publike.

Lideri ukrainas tha se prioriteti i radhës është rritja e kapaciteteve prodhuese dhe shtimi sa më i shpejtë i numrit të këtyre dronëve interceptorë.

Zhvillimi vjen në kuadër të përpjekjeve të Ukrainës për të forcuar mbrojtjen kundërajrore dhe për t’iu përgjigjur përdorimit në rritje të dronëve sulmues nga Rusia. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.