Klubi nga Drenasi Feronikeli ’74 ka triumfuar në shtëpi ndaj Vushtrrisë, në kuadër të xhiros së shtatë në Superligën e Kosovës.
Vendasit zhvilluan një paraqitje solide për të arkëtuar pikët e plota falë rezultatit 3-1.
Kresimir Luetic kaloi Niklin në epërsi pas një asistimi të bukur të Cërvadikut (39’).
Luetic pastaj u përkujdes edhe për golin e dytë por këtë herë u asistua nga Selmani (64’).
Kurse, fitoren e vulosi tre minuta më vonë Lorik Dobratiqi pas asistimit të Prapashticës (68’).
E tëra që bëri Vushtrria ishte goli i nderit falë Kreshnik Bahtirit që u asistua nga Maxhuni (71’).
Me këtë fitore, Nikli mbledh gjashtë pikë ndërsa Vushtrria mbetet ekipi i vetëm pa pikë./Telegrafi/