Malisheva me një rikthim të madh i ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi në derbin ndaj Ballkanit.
Të dy skuadrat kosovare dhuruan një paraqitje të baraspeshuar me epilogun përfundimtar që rezultoi të jetë 2-1.
Albin Berisha me një gol të bukur e kaloi Ballkanin në epërsi duke e lënë të shtangur portierin vendas (14’).
Sidoqoftë, Malisheva pas kësaj nisi të sulmojë më shumë dhe fitoi një penallti, nga e cila i pagabueshëm ishte Xhemail Ibishi (56’).
Heroi i Malishevës rezultoi te jetë i inkuadruari Mark Bushaj, i cili një minutë pas u inkuadrua e tundi rrjetën e “Xhebrailave (89’).
Kësisoj, Malisheva mban pozitën e dytë me 16 pikë ndërsa Ballkani zë pozitën e pestë me 10 sosh./Telegrafi/