Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, Lavdim Pireva, Shkumbin Pireva dhe Bardh Maxhuni, diskutuan për zhvillimet e fundit rreth Kombëtares së Kosovës, duke u ndalur te pensionimet e disa prej futbollistëve, prurjet e reja dhe pritshmëritë për paraqitjet e “Dardanëve” në Ligën e Kombeve. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Gjatë bisedës, gazetari Lavdim Pireva foli për pensionimin e Valon Berishës dhe Fidan Alitit nga Kombëtarja e Kosovës, duke analizuar largimin e dy futbollistëve nga përfaqësuesja.
Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua edhe vendimit të Amir Rrahmanit për t’u pensionuar nga Kosova.
Gazetari Shkumbin Pireva dha analizën e tij për këtë vendim, ndërsa Bardh Maxhuni ndau mendimin e tij rreth pensionimit të kapitenit të “Dardanëve”, duke e cilësuar si një vendim të gabuar.
Gazetari Lavdim Pireva u ndal gjithashtu te dy talentë të Kosovës, për të cilët shprehu shpresën që të shihen sa më shpejt me fanellën e Kombëtares A.
Në fund, gazetari Shkumbin Pireva dha mendimin e tij për rezultatet e mundshme të Kosovës në ndeshjet e Ligës së Kombeve, duke diskutuar pritshmëritë për paraqitjet e “Dardanëve” në këtë garë.
Episodin e plotë me gazetarët e Telegrafit mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube. /Telegrafi/