KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sveçla pas identifikimit të tri viktimave nga varrezat masive: Zbardhja e fatit të të zhdukurve mbetet prioritet shtetëror

Sveçla pas identifikimit të tri viktimave nga varrezat masive: Zbardhja e fatit të të zhdukurve mbetet prioritet shtetëror

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas konfirmimit të identitetit të tri viktimave, mbetjet mortore të të cilave janë gjetur në varreza masive në lokacione të ndryshme në veri të Kosovës.

Përmes një postimi, Sveçla tha se zbardhja e fatit të personave të zhdukur me dhunë mbetet një nga prioritetet kryesore të shtetit të Kosovës.

“Zbardhja e fatit të çdo personi të zhdukur me dhunë është prioritet shtetëror i Republikës së Kosovës dhe detyrim njerëzor, që mbetet i hapur për sa kohë qoftë edhe një familje pret përgjigje”, ka shkruar ai.

Më herët gjatë së shtunës, kryeministri Albin Kurti njoftoi se raportet e ADN-së kanë konfirmuar identitetin e tri viktimave, pas zhvarrimit të mbetjeve mortore të zbuluara në varreza masive në veri të vendit.

Sipas Kurtit, viktimat i përkasin grupit të njohur si “Grupi i Intelektualëve”, i përbërë kryesisht nga qytetarë të Mitrovicës dhe Skenderajt, të cilët u rrëmbyen dhe u zhdukën me dhunë më 19 prill 1999 nga forcat serbe.

“Grupi i Intelektualëve”, i përbërë nga 23 shqiptarë – veprimtarë, profesionistë dhe figura publike nga zona e Mitrovicës – ishte zhdukur në territorin e Zubin Potokut gjatë luftës së vitit 1999.

Institucionet e Kosovës kanë ritheksuar se zbardhja e fatit të personave të zhdukur mbetet një proces i domosdoshëm për drejtësinë, të vërtetën dhe lehtësimin e dhimbjes së familjeve që prej më shumë se dy dekadash presin informacion për më të dashurit e tyre.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.