Avokati Arianit Koci kërkon nga avokatët e drejtuesve të UÇK-së të dalin publikisht dhe të tregojnë se çka ka ndodhur gjatë procesit në Gjykatën Speciale në Hagë.
“Si erdhi deri te këto dënime. Ku ka qenë problemi? Pse nuk është dhënë asnjë sinjal se mund të përfundonte kështu?
Interpretimet politike janë çështje e jona e brendshme. Prej ekipeve mbrojtëse presim sqarim profesional, të qartë dhe konkret.
Këtë ua kanë obligim qytetarëve, sepse kanë përfaqësuar figurat më të larta shtetërore të Kosovës, duke filluar nga ish-presidenti i vendit.
Veç kësaj, për mbrojtjen juridike janë dhënë deri tani rreth 40 milionë euro për të gjithë të akuzuarit dhe të dyshuarit nga Haga (vetëm për këta katër mbështetja e përgjithshme ka qenë rreth 28.5), prej buxhetit të Kosovës”, shkroi në Facebook, avokati Koci.