Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person për kanosje përmes rrjeteve sociale.
Rasti ka ndodhur të premten, në ora 16:00.
“Prishtinë / 18.09.2026 – 16:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se përmes rrjeteve sociale ka kanosur viktimën femër kosovare dhe viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/