KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Benita Zena shtrohet në spital, jep një mesazh pas asaj që i ndodhi

Benita Zena shtrohet në spital, jep një mesazh pas asaj që i ndodhi

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Benita Zena, ka shqetësuar së fundmi ndjekësit e saj, pasi ka bërë të ditur se është shtruar në spital.

Përmes një shkrimi të publikuar në llogarinë e saj, këngëtarja ka lënë të kuptohet në mënyrë indirekte se gjendja e saj mund të ketë lidhje me një incident në komunikacion.

Benita ka bërë të ditur se aktualisht është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa ka falënderuar të gjithë ata që janë interesuar për të dhe i kanë shkruar.

Foto: Benita Zena / Instagram

Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova” ka publikuar në InstaStory një fotografi, ku shihet duke marrë trajtim mjekësor me serum.

“Faleminderit shumë të gjithëve që u interesuat për mua dhe më shkruat. Më falni që nuk kam mundur t’ju përgjigjem të gjithëve, por jam mirë”, ka shkruar Benita.

Foto: Benita Zena / Instagram

Megjithatë, ajo ka ndarë edhe një këshillë me ndjekësit, duke u bërë thirrje që të kenë kujdes gjatë vozitjes dhe të mos e tejkalojnë shpejtësinë.

“Si këshillë për të gjithë mos vozitni shpejt. Jeta është shumë më e vlefshme se shpejtësia dhe adrenalina. Ju do Benki juaj”, ka shkruar ajo.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.