KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Tubime edhe në diasporë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Tubime edhe në diasporë, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Pas protestave të mbajtura në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, mbështetja pritet të shtrihet edhe në diasporë.

Gjatë fundjavës janë paralajmëruar tubime në disa shtete, ku diaspora e Kosovës do të mblidhet në mbështetje për ish-krerët e UÇK-së pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë dhe në kundërshtim të vendimit, ku Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Platforma Liria ka Emër ka njoftuar për tubime që do të mbahen të shtunën dhe të dielën.

Të shtunën do të mbahen në Zvicër, Gjermani, Kanada, ndërkaq të dielën do të mbahet në Austri.

Tubimi në Zvicër do të mbahet në Zurich, në ora 15:00.

Në Gjermani, në Koln do të mbahet po të shtunën në ora 20:00.

Në Kanada do të mbahet të shtunën, në Vancouver, në ora 18:00.

Ndërkaq, tubimi në Vjenë të Austrisë do të mbahet të dielën, në ora 14:00.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.