KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

13-vjeçari sulmon me thikë mësuesen në një shkollë në Romë, donte ta transmetonte live

13-vjeçari sulmon me thikë mësuesen në një shkollë në Romë, donte ta transmetonte live

Një sulm u regjistrua të premten në mëngjes në një shkollë në Romë. Një nxënës 13-vjeçar sulmoi mësuesen e tij, duke e spërkatur fillimisht në fytyrë me sprej dhe më pas duke e plagosur me thikë.

Sipas informacioneve fillestare, i mituri u përpoq të filmonte sulmin në telefon dhe të futej live në Telegram, por një nga shokët e tij të klasës arriti ta ndalonte.

Telefoni u konfiskua nga policia, me qëllim që të ekzaminohej dhe të përcaktohej se çfarë ndodhi saktësisht dhe nëse sulmi ishte regjistruar apo transmetuar.

Studenti u dërgua në stacionin e policisë i shoqëruar nga prindërit e tij, ndërsa hetimet për rrethanat e sakta të incidentit janë duke vazhduar.

Pas incidentit, Ministri i Arsimit i Italisë, Giuseppe Valditara kontaktoi drejtoreshën e shkollës, Wanda Giacomini.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.