KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Pjesëtarët e FSK-së përfundojnë Kursin e Avancuar për Snajper

Pjesëtarët e FSK-së përfundojnë Kursin e Avancuar për Snajper

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se pjesëtarët e KDS-së kanë përfunduar Kursin e Avancuar për Snajper, në kuadër të përpjekjeve për ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Përmes një postimi, Maqedonci ka thënë se kursi është fokusuar në detyrat e vëzhgimit, zbulimit dhe mbledhjes së informacioneve në zona me rrezikshmëri të lartë.

Gjatë trajnimit, pjesëtarët kanë avancuar aftësitë në planifikimin e misioneve, qitjen me precizion, kamuflimin, fshehjen dhe lëvizjen, si dhe në teknikat e përndjekjes dhe vëzhgimit.

Sipas ministrit, pjesë e trajnimit ka qenë edhe identifikimi dhe angazhimi i caqeve.

“Një nga objektivat e Ministrisë së Mbrojtjes është ngritja e kapaciteteve profesionale dhe operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, ka shkruar Maqedonci.

Ai ka theksuar se institucionet do të vazhdojnë investimet në profesionalizmin dhe ngritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.