KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Lajm i mirë për Kosovën, Austria mbetet pa një prej lojtarëve kryesorë ndaj “Dardanëve”

Lajm i mirë për Kosovën, Austria mbetet pa një prej lojtarëve kryesorë ndaj “Dardanëve”

Austria do të jetë pa një prej lojtarëve të saj të rëndësishëm në përballjen e parë me Kosovën në Ligën e Kombeve.

Konrad Laimer do të mungojë në dy ndeshjet e para të Austrisë në këtë edicion të Ligës së Kombeve, përfshirë përballjen ndaj Kosovës më 27 shtator.

Bayern Munich ka njoftuar se 29-vjeçari ka pësuar një lëndim të lehtë në kofshën e majtë, për çka nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjet ndaj Izraelit dhe Kosovës.

Megjithatë, ekziston mundësia që Laimer t’i bashkohet Përfaqësueses së Austrisë më vonë gjatë grumbullimit dhe të jetë në dispozicion për dy ndeshjet e ardhshme, ndaj Irlandës më 1 tetor dhe Kosovës më 4 tetor.

Vendimi për një zëvendësim të mundshëm të Laimerit në listën e Austrisë pritet të merret të dielën.

Kosova dhe Austria do të përballen fillimisht më 27 shtator në Vjenë, ndërsa një javë më vonë, më 4 tetor, ndeshen sërish në Prishtinë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.