KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Policia suspendon zyrtarin e trafikut pas incidentit me Aida Dërgutin para protestës së OVL-UÇK-së

Policia suspendon zyrtarin e trafikut pas incidentit me Aida Dërgutin para protestës së OVL-UÇK-së

Policia e Kosovës ka suspenduar një zyrtar policor të trafikut, i cili ishte përfshirë në një incident para nisjes së protestës së sotme të organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL-UÇK) në Prishtinë.

Rasti lidhet me tentativën e policisë për ta ndaluar ish-deputeten Aida Dërguti, nën dyshimin se kishte shkelur rregullat e komunikacionit derisa po kalonte rrugën për t’iu bashkuar protestës.

Ndalimi i Dërgutit shkaktoi reagimin e protestuesve, të cilët kundërshtuan veprimin e zyrtarëve policorë. Situata më pas eskaloi në një përplasje mes protestuesve dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka deklaruar se një zyrtar policor i trafikut është suspenduar në lidhje me rastin.

“Referuar kërkesës suaj ju konfirmojmë se, Policia e Kosovës, bazuar në udhëzimet dhe procedurat e parapara, ka suspenduar një zyrtar policor të trafikut, i cili ka qenë i përfshirë në një rast para fillimit të protestës së sotme në kryeqytet”, ka deklaruar Kelani./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.