Ndeshja mes KB Prishtinës dhe KB Pejës, e paraparë të zhvillohet nesër (e shtunë), nuk do të luhet.
Sipas komunikatës së KB Pejës, arsyeja është mosregjistrimi i rosterit nga ana e ekipit vendas, KB Prishtina.
Si rrjedhojë, ndeshja pritet të regjistrohet me rezultat zyrtar, në përputhje me vendimin dhe procedurat përkatëse të garës.
KB Peja bën të ditur se ka respektuar të gjitha obligimet e nevojshme për zhvillimin e kësaj ndeshjeje, ndërsa tashmë vëmendjen e ka kthyer te sfida e radhës në arenën ndërkombëtare.
Të mërkurën, më 23 shtator, nga ora 20:15, në palestrën “Karagaçi”, Peja do të përballet me Dinamo București në kuadër të FIBA Europe Cup.
Klubi pejan ka bërë thirrje për përkrahje nga tifozët në këtë përballje ndërkombëtare./Telegrafi/