Më 23 shtator 2026, nga ora 18:00, do të organizohet eventi “The Future of AI in Business”, i dedikuar ndikimit dhe përdorimit strategjik të inteligjencës artificiale në sektorin e biznesit.
Gjatë këtij diskutimi do të trajtohen tema konkrete që lidhen me aftësitë e nevojshme në epokën e inteligjencës artificiale, zhvillimin e produkteve dhe metodologjitë që u ndihmojnë themeluesve dhe drejtuesve të bizneseve ta përdorin AI-në si avantazh real në treg.
Organizatorët kanë bërë të ditur se fokusi i eventit do të jetë në mënyrën se si inteligjenca artificiale mund të integrohet në strategjitë e biznesit dhe të shfrytëzohet për zhvillim e inovacion.
Eventi vjen në një kohë kur inteligjenca artificiale është një prej temave më të diskutuara në treg, veçanërisht për ndikimin e saj në produktivitet, zhvillimin e produkteve dhe modelet e reja të biznesit.
Detajet e eventit:
Tema: The Future of AI in Business
Data: 23 shtator 2026
Ora: 18:00