Vinicius Junior pritet të jetë përsëri në formacionin titullar të Real Madridit për derbin e së dielës ndaj Atletico Madridit, pavarësisht formës së tij jo të mirë në këtë fillim sezoni.
Sipas mediumit spanjoll “AS”, trajneri Jose Mourinho vazhdon t’i besojë sulmuesit brazilian dhe pozita e tij në formacionin bazë nuk është në rrezik para përballjes me skuadrën e Diego Simeones.
Vinicius ka pasur vështirësi për të gjetur rrjetën dhe nuk ka treguar vazhdimësinë e tij të zakonshme gjatë këtij sezoni. Kjo ka bërë që vëmendja të jetë gjithnjë e më e madhe te paraqitjet e tij, sidomos për shkak të formës së mirë të bashkëlojtarëve.
10 sekondat që i kushtuan Real Madridit: Vinicius shkakton situatë të pazakontë dhe fut në përdorim për herë të parë rregullin e ri telegrafi.com
Bellingham dhe Mbappe po shkëlqejnë
Vinicius, Jude Bellingham dhe Kylian Mbappe kanë qenë titullarë në të gjashtë ndeshjet që Mourinho ka drejtuar deri më tani.
Ndërsa Bellingham dhe Mbappe kanë dhënë kontribut të rëndësishëm në këtë periudhë, presioni mbi Viniciusin për të rritur nivelin e paraqitjeve dhe produktivitetin ofensiv është shtuar.
Megjithatë, sipas “AS”, Mourinho nuk planifikon ta largojë brazilianin nga formacioni bazë dhe pritet t’i japë atij një tjetër mundësi për të treguar veten në derbin e Madridit.
Kështu, Vinicius pritet të jetë në mesin e titullarëve të Real Madridit të dielën, në përballjen e parë madrilene të sezonit ndaj Atletico Madridit. /Telegrafi/