KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Shtohen problemet për Chelsean – lëndohet sulmuesi kryesor

Shtohen problemet për Chelsean – lëndohet sulmuesi kryesor

Chelsea do të jetë pa sulmuesin Joao Pedro për rreth tre javë e gjysmë, për shkak të një problemi në gju.

Sipas “ESPN Brasil”, braziliani iu nënshtrua ekzaminimeve të martën, ku testet zbuluan një ënjtje në gju, të shkaktuar nga një dëmtim në ligamentin e kryqëzuar anterior (ACL) dhe ligamentin kolateral medial (MCL).

Pas ekzaminimeve, Chelsea ka marrë rekomandimin që sulmuesi të pushojë për tre javë e gjysmë. Kjo do të thotë se Joao Pedro do të mungojë në ndeshjen e së premtes ndaj Brentfordit.

telegrafi.com

Joao Pedro tashmë është tërhequr nga grumbullimi i Brazilit për shkak të këtij problemi.

Sulmuesi do ta shfrytëzojë periudhën e pushimit ndërkombëtar për t’u fokusuar në rikuperimin e tij, me synimin për t’u rikthyer sa më shpejt në dispozicion të trajnerit të Chelseat. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.