KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Trump paralajmëron bazë të re amerikane në Poloni: Do të jetë hap historik

Trump paralajmëron bazë të re amerikane në Poloni: Do të jetë hap historik

Donald Trump ka thënë se po bëhet “përparim i madh” për krijimin e një baze të Ushtrisë amerikane në Poloni.

Presidenti amerikan ka vlerësuar “lidershipin e guximshëm” të presidentit të ekstremit të djathtë të Polonisë, Karol Nawrocki.

“Ky do të jetë një hap historik për aleancën tonë të madhe SHBA-Poloni”, shkroi ai.

Polonia aktualisht nuk ka një bazë të përhershme ushtarake amerikane, megjithëse në vend janë të dislokuar mijëra trupa amerikane.

Pentagoni sinjalizoi gjatë verës se ishte i hapur ndaj ofertës së Polonisë për të pritur një bazë të tillë, me synimin për të forcuar krahun lindor të NATO-s, përballë kërcënimit në rritje nga Rusia.

Kjo ishte një tjetër zhvillim në debatin rreth pranisë ushtarake amerikane në Evropë, pasi më herët u raportua se Pentagoni kishte anuluar planet për të dislokuar përkohësisht mijëra trupa në Poloni në maj.

Moska më herët kishte deklaruar se dislokimi i trupave shtesë amerikane në Poloni do të ishte “i papranueshëm” dhe mund të shkaktonte një “përshkallëzim cilësor” të tensioneve. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.