KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Meta po zhvillon syze inteligjente pa kamera

Meta po zhvillon syze inteligjente pa kamera

Meta po përgatit një palë të reja syzesh inteligjente që mund të sjellin një ndryshim të rëndësishëm: mungesën e kamerës.

Sipas një raporti të ri, pajisja do të quhet Meta Luna dhe pritet të prezantohet gjatë konferencës vjetore të zhvilluesve të kompanisë, më 23 dhe 24 shtator, ndërsa dalja në treg mund të bëhet që në tetor.

Ndryshe nga syzet inteligjente aktuale të Meta-s, Luna nuk do të ketë kamerë, duke iu drejtuar përdoruesve që nuk duan të mbajnë një pajisje që mund të regjistrojë foto apo video.

Syzet do të pajisen me gjashtë mikrofona të integruar dhe altoparlantë që drejtojnë zërin drejt veshëve të përdoruesit, transmeton Telegrafi.

Ato do të kenë gjithashtu Meta AI, me të cilin përdoruesi mund të komunikojë drejtpërdrejt me zë. Një buton në pjesën anësore do të mundësojë aktivizimin e shpejtë të asistentit.

Megjithatë, deri tani Meta nuk e ka konfirmuar zyrtarisht ekzistencën e Luna-s, ndaj detajet mbeten ende në nivel raportimesh. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.