Këngëtari i njohur turk, İbrahim Tatlises, ka marrë lajme të mira lidhur me gjendjen e tij shëndetësore.
Mjeku i spitalit ku po trajtohet, Edip Gonullu, ka publikuar një fotografi me këngëtarin nga dhoma e spitalit, duke dhënë edhe një përditësim për gjendjen e tij.
“I lumtur që arritëm t’ia lehtësonim dhimbjen që ka vazhduar për një kohë të gjatë vëllait tim të dashur, i njohur ndryshe si ‘Perandori’, İbrahim Tatlises, u pasqyrua në buzëqeshjen në fytyrat tona”.
Ibrahim Tatlises
“Me shëndet dhe gjithmonë me buzëqeshje të tilla të bukura”, ka shkruar mjeku.
Tatlıses ishte shtruar në spital në muajin prill për shkak të një infeksioni.
Këngëtari i njohur më pas iu nënshtrua edhe një operacioni në fshikëzën e tëmthit.
Përmes postimit të fundit, mjeku ka lënë të kuptohet se gjendja e tij është përmirësuar dhe se dhimbjet e vazhdueshme janë lehtësuar. /Telegrafi/