Brad Pitt dhe partnerja e tij, Ines de Ramon, morën pjesë në premierën e filmit të ri “Heart of the Beast”, ku vëmendjen e tërhoqën edhe për shkak të veshjeve të tyre krejtësisht të ndryshme.
Pitt u shfaq me një veshje me motive ushtarake, ndërsa de Ramon zgjodhi një fustan të lehtë, gjysmë transparent, në ngjyrë pjeshke, me dekolte të theksuar dhe detaje dantelle.
Gjatë fotografimit, çifti u shfaq shumë i afërt dhe u mbajtën për dore, teksa fotografitë e tyre u shpërndanë gjerësisht në rrjetet sociale.
Foto: Reuters
Pikërisht veshja e Pitt u komentua më së shumti nga përdoruesit online, disa prej të cilëve e konsideruan zgjedhjen e tij të pazakontë dhe vunë në dyshim nëse ai ndihej rehat me të.
Filmi “Heart of the Beast” me regji të David Ayer, rrëfen historinë e një oficeri të forcave speciale dhe qenit të tij luftarak, të cilët përballen me një luftë për mbijetesë në Alaskë pas një aksidenti ajror.
Dalja e tyre në premierë erdhi vetëm disa ditë pasi Pitt dhe de Ramon u panë së bashku në finalen e turneut të meshkujve në US Open në New York.
Çifti u lidh për herë të parë në fund të vitit 2022, ndonëse debutimin zyrtar në tapetin e kuq e bënë në vitin 2024. /Telegrafi/
Foto: Reuters