Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski pret që strategjia kombëtare për inteligjencën artificiale të miratohet deri në fund të vitit. Një nga aktivitetet e strategjisë do të jetë miratimi i ligjit për përdorimin e inteligjencës artificiale.
Nesër, në Ministrinë e Transformimit Digjital do të mbahet takim i grupit të punës, pas së cilës versioni i draftit do të vendoset në Regjistrin e Vetëm Nacional Elektronik të Rregulloreve (ENER) dhe do të organizohen debate publike.
“Pres që ta miratojmë deri në fund të vitit. Një nga aktivitetet e strategjisë është shqyrtimi i miratimit të ligjit për përdorimin e inteligjencës artificiale. Pra, jo rregullimi i prodhimit ose krijimit të inteligjencës artificiale, por përdorimi i saktë etik dhe parimor për të mirën e inteligjencës artificiale”, ka thënë ministri Andonovski.
Lidhur me ndërtimin e Qendrës kombëtare të të dhënave, Andonovski tha se tashmë po zhvillohen bisedime me financuesit potencial të projektit, ndërsa Ministria e Transportit tashmë po diskuton përcaktimin e procedurës së nevojshme për përdorimin e lokacionit pranë Bunarxhikut.
“Lokacioni do të jetë afër Shkupit, pranë njërës prej zonave zhvillimore industriale. Është tokë shtetërore që nuk përdoret për bujqësi apo për ndonjë gjë tjetër, kështu që ne do ta përdorim këtë hapësirë. Në afërsi tashmë janë ndërtuar centralet fotovoltaike. Në fazën e dyte gjithashtu planifikojmë të ndërtojmë një central fotovoltaik, përveç qendrës së të dhënave me të cilën do të përdorim 30 deri në 40 për qind të konsumit të energjisë elektrike nga centrali fotovoltaik”, ka thënë Andonovski.