KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Në Studeniçan ndërron jetë një 35-vjeçar, dyshohet për goditje elektrike

Në Studeniçan ndërron jetë një 35-vjeçar, dyshohet për goditje elektrike

MPB njofton se një 35-vjeçar nga Studeniçani dyshohet se ka humbur jetën nga një goditje elektrike.

“Më 16.09.2026, rreth orës 11:40, SPB Shkup është njoftuar se në fsh. Studeniçan, rrethina e Shkupit, në oborrin e një shtëpie, në pronësi të A.S.(56), ka ardhur H.B.(35) nga fsh. Studeniçan dhe e ka marrë pajisjen për larje për ta larë automjetin, me ç’rast ka rënë, me shumë gjasë nga goditja elektrike.

Me automjetin e Ndihmës së Shpejtë Mjekësore, H.B. është transportuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, ku ka ndërruar jetë.

Mjeku ka konstatuar vdekjen, ndërsa me udhëzim të prokurorit publik, trupi i të ndjerit i është dorëzuar Mjekësisë Ligjore për autopsi”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.