KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

“Njeriu është më i fortë se guri”, djali i Jakup Krasniqit: Sa e vërtetë paska qenë kjo fjalë, babë

“Njeriu është më i fortë se guri”, djali i Jakup Krasniqit: Sa e vërtetë paska qenë kjo fjalë, babë

Altin Krasniqi pas aktgjykimit ndaj babait të tij, Jakup Krasniqit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, duke shprehur dhimbjen e familjes dhe përjetimin e tij pas vendimit.

Në reagimin e tij, Altini i drejtohet drejtpërdrejt babait të tij, duke kujtuar qëndrueshmërinë e tij gjatë viteve të procesit gjyqësor dhe periudhës së qëndrimit në Hagë.

“Njeriu është më i fortë se guri. Çka s’mund ta mbajë guri, e mban njeriu.”

Duke iu referuar kësaj thënieje, Altin Krasniqi shkruan se tash e kupton edhe më shumë kuptimin e saj, duke e lidhur me qëndresën e të atit gjatë këtyre viteve.

“Sa e vërtetë paska qenë kjo fjalë, babë”, shkruan ai, duke shtuar se, pavarësisht asaj që familja ka përjetuar gjatë gjashtë viteve të pritjes dhe dhimbjes, Jakup Krasniqi nuk e ka ulur kokën. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.