KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Man United pëson një goditje historike: Rekordi që i mbijetoi 50 vjetëve merr fund

Man United pëson një goditje historike: Rekordi që i mbijetoi 50 vjetëve merr fund

Manchester Unitedi është eliminuar nga Carabao Cup, pasi pësoi humbje 3-2 nga Brightoni në “Old Trafford”.

Kjo disfatë i dha fund edhe një serie historike të klubit, që zgjaste prej vitit 1976.

Në këtë mënyrë, “Djajtë e Kuq” humbën rekordin e tyre për të mos pësuar kurrë humbje në shtëpi pasi kishin krijuar epërsi prej dy golash.

Herën e fundit që Unitedi kishte humbur një ndeshje të tillë në “Old Trafford” ishte në shtator të vitit 1976, kur Tottenhami triumfoi 3-2.

Që nga largimi i Sir Alex Fergusonit në vitin 2013, Unitedi kishte zhvilluar 145 ndeshje në të cilat kishte kaluar në epërsi prej dy golash.

Në 143 prej tyre kishte fituar, ndërsa dy kishin përfunduar në barazim.

Seria mori fund ndaj Brightonit, që përmbysi rezultatin dhe e eliminoi Unitedin nga Carabao Cup për të dytin vit radhazi, që në ndeshjen e parë të skuadrës në këtë garë.

Humbja vjen pas disfatës ndaj rivalit të përbetuar Manchester City, në një përballje të kontestuar të zhvilluar në shtëpi fundjavën e kaluar, duke shtuar presionin mbi klubin./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.