Barcelona ka dërguar përfaqësuesit e saj për ta vëzhguar nga afër mesfushorin ofensiv të Djurgardenit, Bo Hegland, raporton Expressen.
Futbollisti 22-vjeçar nga Norvegjia po kalon një sezon të shkëlqyer, me nëntë gola dhe 17 asistime në të gjitha garat.
Përfaqësues të Barcelonës e ndoqën atë të hënën, në ndeshjen e ligës suedeze kundër GAIS-it.
Hegland kishte refuzuar gjatë verës një ofertë nga klubi belg Anderlecht. Për të është raportuar gjithashtu interesim nga Newcastle Unitedi, ndërsa tani në garë mund të jetë edhe Barcelona.
Klubi katalanas po kërkon talente jo vetëm përmes akademisë së vet, por edhe në tregun ndërkombëtar. Së fundmi, Barcelona ka afruar futbollistë të rinj si Hamza Abdelkarim dhe Jesse Bisiwu.
Kontrata e Heglandit me Djurgardenin është e vlefshme deri në vitin 2029.
Sipas raportimit, një ofertë nga Barcelona do të ishte e vështirë për t’u refuzuar./Telegrafi/