Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se është ndërprerë përkohësisht furnizimi me ujë të pijshëm në një pjesë të Skenderajt.
Sipas njoftimit, ndërprerja ka ndodhur për shkak të një defekti në rrugën “Ahmet Delia”, në Lagjen nr. 1.
Nga ujësjellësi kanë bërë të ditur se furnizimi me ujë do të rikthehet pas sanimit të defektit.
“Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/