KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Bulliqi: Kompania “Hapu” synon të hapë 200 vende pune në Podujevë

Bulliqi: Kompania “Hapu” synon të hapë 200 vende pune në Podujevë

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se një investitor nga diaspora planifikon realizimin e një projekti në Podujevë, i cili pritet të hapë rreth 200 vende të reja pune.

Bulliqi ka bërë të ditur se ka zhvilluar takim me Bekim Mazrekun, investitor nga diaspora dhe përfaqësues i kompanisë “Hapu”, e cila merret me prodhimin e dyerve inovative kundër zjarrit dhe për evakuim emergjent.

Sipas Bulliqit, bëhet fjalë për një teknologji të patentuar, e cila synohet të jetë e destinuar për tregjet e Evropës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kinës.

Mazreku, i cili është edhe shpikës i kësaj teknologjie, e ka prezantuar produktin në panairin ndërkombëtar FeuerTrutz në Nürnberg, ndërsa tani synon që prodhimi të zhvillohet në Kosovë.

“Bekim Mazreku, shpikësi i kësaj teknologjie, e ka prezantuar produktin në panairin ndërkombëtar FeuerTrutz në Nürnberg, ndërsa tani synon që prodhimi i saj të zhvillohet në Kosovë, duke krijuar një produkt me vulën ‘Made in Kosova’”, ka shkruar Bulliqi.

Kryetari i Podujevës ka deklaruar se komuna që ai drejton është e gatshme të bashkëpunojë me investitorë vendorë dhe të huaj për zhvillimin e bizneseve të reja dhe krijimin e vendeve të punës.

Nëse projekti realizohet sipas planifikimeve të prezantuara, investimi pritet të sjellë 200 vende të reja pune në Podujevë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.