Në prag të shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, Joz Marku, ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke shprehur mbështetjen e tij për katër ish-krerët e UÇK-së.
Përmes një fotografie ku shfaqen Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi, ish-banori i Big Brother VIP Albania ka përcjellë mesazhin “Liri çlirimtarëve”.
Për ta shoqëruar postimin, ai ka zgjedhur edhe këngën “Çlirimtari” të Ilir Shaqirit.
Foto: Instagram
Një element i veçantë i postimit ka tërhequr vëmendjen.
Në fotografinë e publikuar, Marku ka vendosur simbolin e një kurore mbi figurën e Kadri Veselit.
Ai nuk ka dhënë ndonjë shpjegim nëse kjo është bërë me qëllim apo nëse ka qenë thjesht pjesë e përzgjedhjes së tij grafike.
Postimi është bërë pak para se në Hagë të niste seanca për shpalljen e aktgjykimit në rastin ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.
Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë caktuar që aktgjykimi të shpallet më 16 shtator, në orën 10:00.
Seanca është publike dhe mund të ndiqet edhe përmes transmetimit online, i cili zhvillohet me 10 minuta vonesë. /Telegrafi/