Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes do të kryejnë intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit në disa lokacione.
Sipas njoftimit, intervenime në rrjetin e ujësjellësit do të zhvillohen në rrugët “Gurra”, “Gjergj Fishta”, “Shpëtimi”, “Istref Salihu” në Koshtovë, “Nebih Seferi” në Koshtovë, “Adriatiku” dhe “Faruk Spahia”, si dhe në fshatin Shupkofc, rrugën “Obiliqit” në Zveçan dhe rrugën “Bogdan Radenkoviç”.
Ndërkaq, në rrjetin e kanalizimit do të punohet në rrugët “Martirët e Kombit”, “Muzeu”, në fshatin Stan Tërg dhe në rrugën “Arsenija Çarnojevica”.
KRU “Mitrovica” ka paralajmëruar se gjatë realizimit të punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë.
Kompania ka bërë të ditur gjithashtu se pas rikthimit të furnizimit, uji mund të paraqitet përkohësisht i turbullt.
“Ju lutemi ta lini ujin të rrjedhë për disa minuta, derisa të kthjellohet”, thuhet në njoftim.
KRU “Mitrovica” ka falënderuar konsumatorët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin. /Telegrafi/