Një aeroplan pasagjerësh i kompanisë ajrore iraniane, Sepehran ka përjetuar një situatë emergjente gjatë një fluturimi nga Mashhadi drejt Kermanshahut.
Menjëherë pas ngritjes, njëra prej gomave të rrotave të avionit Boeing 737 u shkëput. Pas incidentit, piloti raportoi edhe një problem me motorin dhe ekuipazhi vendosi të ndërmarrë procedurat emergjente.
Situata shkaktoi panik në kabinë, pasi avioni filloi të dridhej fuqishëm gjatë fluturimit. Sendet personale nisën të binin nga raftet e sipërme të kabinës, shkruajnë mediat.
Disa prej sendeve të rëna nga raftet goditën pasagjerët, ndërsa ekuipazhi u përpoq të menaxhonte situatën dhe të përgatiste uljen emergjente.
Aeroplani u rikthye dhe kreu një ulje emergjente në aeroportin e Mashhadit, nga ku kishte nisur fluturimin.
Sipas të dhënave paraprake, incidenti nuk ka shkaktuar viktima apo të lënduar mes pasagjerëve.
Shkaqet e sakta të defektit dhe rrethanat që çuan në shkëputjen e gomës dhe problemin e raportuar me motorin pritet të përcaktohen nga hetimi teknik. /Telegrafi/