KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Zhduket një 32-vjeçar në ujërat e liqenit të Ohrit

Zhduket një 32-vjeçar në ujërat e liqenit të Ohrit

Policia, ekipet e zhytjes dhe shpëtimtarët malorë po kërkojnë një 32-vjeçar nga Shkupi i cili u zhduk dje, sipas një deklarate të policisë.

Babai i tij raportoi se i riu, i identifikuar nga Ministria e Brendshme si B.S., fillimisht u largua nga kampi, por babai më vonë gjeti rrobat e të birit, telefonin e tij dhe një varkë gome në plazh.

“Më 14.09.2026 në orën 18.10 në Stacionin Policor të Ohrit, Z.S. nga Shkupi, ka raportuar se djali i tij B.S. (32) nga Shkupi, me të cilin po qëndronte në një auto-kamp në Ohër, është larguar nga kampi, pas së cilës ka gjetur disa nga rrobat e tij, një telefon celular dhe një varkë gome në plazh.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, ekipet policore nga policia e liqenit dhe Stacioni Policor i Ohrit, së bashku me anëtarët e shërbimit alpinist të shpëtimit dhe një ekip nga klubi i zhytjes “Ohri”, po kryejnë një kërkim në ujërat e liqenit dhe në tokë me qëllim gjetjen e tij dhe sqarimin e incidentit”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.