Sipas të dhënave që disponon Observatori Sizmologjik në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematikës në Shkup, sot në orën 14:29 është regjistruar një tërmet, epiqendra e të cilit ndodhej në zonën epiqendrore Dellçevë-Berovë, afërsisht 122 km në juglindje të Shkupit.
Tërmeti ishte me një magnitudë lokale Rihter prej ML2.7.
Tërmeti është ndjerë në pjesët juglindore të vendit, veçanërisht në Pehçevë, Berovë dhe zonën përreth, me një intensitet prej III gradësh sipas Shkallës Evropiane të Makroseizmikës./Telegrafi/