KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Përpos Atalantas, edhe klubi italian që luan në Ligën e Kampionëve e do Edon Zhegrovën

Përpos Atalantas, edhe klubi italian që luan në Ligën e Kampionëve e do Edon Zhegrovën

Edon Zhegrova mund të largohet nga Juventusi në janar, pasi për shërbimet e tij kanë shfaqur interesim dy skuadra të Serie A.

Sipas raportimeve mediave italiane, Como i është bashkuar Atalantas në garë për yllin e Kosovës, i cili aktualisht nuk po gëzon një rol titullari te Juventusi.

Të dy klubet mund të propozojnë marrëveshje huazimi në janar, me opsion blerjeje në fund të sezonit. Megjithatë, deri më tani nuk ka pasur kontakte direkte me Juventusin, me klubin torinez që ka kontratë me Zhegrovën deri në vitin 2030.

Zhegrova iu bashkua Juventusit nga Lille në shtator të vitit 2025 për rreth 15.5 milionë euro. Vlera e tij aktuale në Transfermarkt vlerësohet në 10 milionë euro.

Raportimet e shtatorit sugjerojnë se Juventusi kërkon të paktën 15 milionë euro për ta lënë të lirë Zhegrovën, një shifër që ishte raportuar edhe në gusht, kur Lazio po tentonte të arrinte marrëveshje për transferimin e tij.

27-vjeçari ka zhvilluar 46 ndeshje me Kombëtaren e Kosovës, duke shënuar pesë gola./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.