KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

“A ishte shtatzënia arsyeja pse u nxituat të bëni dasmë”, Aurora dhe Kushtrimi befasohen me pyetjen gjatë intervistës

“A ishte shtatzënia arsyeja pse u nxituat të bëni dasmë”, Aurora dhe Kushtrimi befasohen me pyetjen gjatë intervistës

Pak ditë më parë u mbajt përvjetori i BD Telemarketing, një event që mblodhi shumë të ftuar, emra të njohur dhe personazhe të showbiz-it shqiptar.

Mes të pranishmëve ishin edhe çifti i njohur, Aurora dhe Kushtrimi, të cilët folën për të rejat në jetën e tyre, përfshirë edhe dasmën e tyre të afërt.

Në një intervistë për “Artistët Shqiptarë”, çifti u pyet rreth planeve për martesën dhe të ardhmen e tyre së bashku.

Një prej pyetjeve që ngjalli më shumë kureshtje ishte nëse vendimi për ta kurorëzuar lidhjen me martesë kishte ardhur si pasojë e një shtatzënie të mundshme.

Mirëpo, Aurora e mohoi kategorikisht një gjë të tillë, duke bërë të qartë se dasma nuk lidhet me ndonjë shtatzëni.

– YouTube youtu.be

Ajo theksoi se arsyeja e vetme që qëndron pas vendimit për martesë është dashuria që kanë për njëri-tjetrin.

Kështu, çifti duket se po përgatitet për një tjetër kapitull të rëndësishëm në lidhjen e tyre, ndërsa dasma pritet të jetë një prej ngjarjeve të veçanta për ta në periudhën e ardhshme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.