KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Merr fund gjithçka: Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, do të ftohet për Ligën e Kombeve

Merr fund gjithçka: Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, do të ftohet për Ligën e Kombeve

Sulmuesi i RB Leipzigut Brajan Gruda thuhet se është një nga lojtarët e rinj të nominuar nga Gjermania për Ligën e Kombeve.

Lojtari me prejardhje nga Shkodra është kërkuar me ngulm që shumë vite nga Shqipëria, megjithatë i ka refuzuar vazhdimisht në pritje të Gjermanisë, ndërsa “ëndrra” duket se i është plotësuar.

“SkySportde” raporton se Gruda do të ftohet nga Jurgen Klopp për herë të parë, kësisoj lojtari do të përshëndetet me mundësinë për ta veshur fanellën “Kuq e Zi”.

“Brajan Gruda do të ftohet nga Jurgen Klopp për afatin kalimtar të shtatorit”, raporton mediumi në fjalë.

Kjo nuk është hera e parë që Gruda ftohet te Gjermania, ngase edhe Julian Nagelsmann e kishte ftuar për t’u stërvitur me ekipin e parë, por nuk ka zhvilluar asnjë paraqitje zyrtare, gjë që do të ndryshojë këtë muaj.

Që prej kalimit te Leipzig, Gruda ka shkëlqyer ndërsa vlerësohet lartë edhe nga Klopp, i cili e pëlqen shpejtësinë e lojtarit si dhe mënyrën e driblimeve.

Mediumi gjithashtu shton se Gruda edhe mund të jetë startues për Gjermaninë pranë dyshes Lamine Yamal dhe Florian Wirtz./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.