KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Para vendimit në Hagë, mesazhi i djalit të Jakup Krasniqit: UÇK-ja, simbol i luftës sonë për liri

Para vendimit në Hagë, mesazhi i djalit të Jakup Krasniqit: UÇK-ja, simbol i luftës sonë për liri

Një ditë para vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, ka ndarë një mesazh në rrjetet sociale në mbështetje të UÇK-së dhe luftës për çlirimin e Kosovës.

Krasniqi shkruan se UÇK-ja përbën një nga kapitujt më të rëndësishëm të historisë së shqiptarëve dhe se asnjë vendim gjyqësor nuk mund ta ndryshojë, sipas tij, të vërtetën historike.

“UÇK ka qenë, është dhe do të mbetet historia më e lavdishme e popullit shqiptar. Falë saj, shqiptarët e Kosovës kanë sot shtetin e tyre dhe jetojnë me dinjitet e liri”, shkruan Krasniqi.

Ai shton se “asnjë gjykim dhe asnjë vendim nuk mund ta ndryshojë këtë të vërtetë historike”, duke e cilësuar UÇK-në si “krenarinë” dhe “simbolin e luftës sonë për liri”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.