Gjatë eventit IQOS x ZAMNA, drejtuesi i produkteve me ngrohje të duhanit në Philip Morris International foli për evolucionin e IQOS, rolin e kulturës dhe tri fjalët që, sipas tij, përmbledhin bashkëpunimin: kureshtje, ritëm dhe transformim.
Madridi ishte ndalesa e radhës e bashkëpunimit mes IQOS dhe ZAMNA, i cili ndërthur muzikën elektronike, teknologjinë dhe përvojat për konsumatorët e rritur. Në kuadër të eventit mediatik të 10 shtatorit 2026, Oggie Kapetanovic, President i Produkteve me Ngrohje të Duhanit në Philip Morris International (PMI), shpjegoi në një intervistë se si ka ndryshuar marrëdhënia e markës me konsumatorët dhe çfarë vendi zënë në këtë zhvillim bashkëpunimet kulturore.
I shpallur në nëntor 2025 dhe i prezantuar për herë të parë në Tulum në janar 2026, bashkëpunimi IQOS x ZAMNA ka përfshirë ndalesa në Amerikën Latine, Azi, Lindjen e Mesme dhe Europë. Sipas organizatorëve, kapitulli i Madridit shënon një etapë të re në synimin për të zhvilluar përvoja muzikore në mjedise pa tym.
Për Kapetanovic, ky zhvillim lidhet me një pyetje më të gjerë: çfarë e bën një konsumator t’i qëndrojë besnik një marke?
“Besimi ndërton themelet e një marke, por është përvoja ajo që ndërton lidhjen dhe besnikërinë”, tha ai.
Kjo qasje pasqyron edhe përvojën e tij profesionale. Përpara rolit aktual, Kapetanovic ka drejtuar strategjinë e përvojës së konsumatorit dhe të markës për produktet pa tym në PMI. Më herët, ai kaloi 19 vjet në Procter & Gamble, duke punuar me marka si Gillette, Head & Shoulders dhe Always. I diplomuar në ekonomi në Wharton School të Universitetit të Pensilvanisë, ai ka ndërtuar një karrierë të përqendruar te markat dhe marrëdhënia e tyre me konsumatorin.
Gjatë intervistës, Kapetanovic u kthye te fillimet e IQOS, rreth 12 vjet më parë. Siç shpjegoi ai, sfida fillestare ishte të prezantohej një kategori e re dhe t’u shpjegohej konsumatorëve si funksiononte produkti, përfshirë shkencën që qëndronte pas tij. Më pas, vëmendja u përqendrua te përmirësimi i vazhdueshëm i produktit dhe përmbushja e pritshmërive të përdoruesve.
Sot, sipas tij, këtij procesi i shtohet nevoja për të zhvilluar më tej përvojën që marka ofron.
“Është përvoja ajo që krijon lidhjen emocionale me njerëzit dhe, në fund të fundit, arsyeja pse ata duan të qëndrojnë me një markë”, u shpreh Kapetanovic.
Duke folur për kulturën, dizajnin dhe krijimtarinë, ai theksoi se produkti mbetet baza e marrëdhënies me konsumatorin. Ai duhet të përmbushë nevojat e përdoruesve dhe të përmirësohet vazhdimisht. Ndërkohë, përvojat kulturore i japin markës mundësinë të krijojë një marrëdhënie që përfshin edhe emocionet dhe interesat e njerëzve.
“Kultura është vendi ku markat ndërtojnë rëndësinë e tyre për njerëzit”, tha ai, duke shpjeguar se lidhja bëhet më e fortë kur përvojat kanë kuptim në jetën e konsumatorëve.
Në këtë kontekst, Kapetanovic e vendos platformën Curious X dhe bashkëpunimin me ZAMNA si pjesë të përpjekjes për t’u ofruar konsumatorëve të rritur përvoja të përbashkëta, përtej përdorimit të produktit. Muzika, sipas tij, krijon hapësirë për pjesëmarrje dhe lidhje mes njerëzve.
I pyetur se cilat tri fjalë përmbledhin frymën e këtij bashkëpunimi, ai zgjodhi kureshtjen, ritmin dhe transformimin.
Kureshtja, shpjegoi Kapetanovic, është shkëndija fillestare: gatishmëria për të pyetur “pse?” dhe “pse jo?”. Ai e përshkroi këtë si një element të përbashkët të IQOS dhe ZAMNA, që nxit kërkimin e ideve dhe mundësive të reja.
Ritmi lidhet drejtpërdrejt me muzikën, por edhe me energjinë kolektive që krijohet gjatë një eventi. Në fjalët e tij, është elementi që lidh njerëzit dhe bashkon pjesët e përvojës.
Transformimi përfaqëson rezultatin që synojnë të dy partnerët. Për ZAMNA, Kapetanovic e lidhi këtë me zhvillimin e përvojës së eventeve muzikore, ndërsa për IQOS me ambicien e kompanisë për ta shoqëruar këtë përvojë me kalimin drejt alternativave pa tym.
Në Madrid, intervista solli kështu këndvështrimin e tij mbi drejtimin e markës: një produkt që vazhdon të përmirësohet, një marrëdhënie e mbështetur te besimi dhe një rol gjithnjë më të madh të përvojave kulturore në lidhjen me konsumatorët e rritur.
Burimi: Ekofin.al