KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Franca thirrje shtetasve të saj në Kosovë për 16 shtator: Shmangi daljet në qytet, qëndroni larg protestave

Franca thirrje shtetasve të saj në Kosovë për 16 shtator: Shmangi daljet në qytet, qëndroni larg protestave

Ministria e Punëve të Jashtme e Francës u ka rekomanduar shtetasve francezë në Kosovë që të tregojnë vigjilencë më 16 shtator, pasi sipas tyre, janë planifikuar tubime të mëdha.

Ministria e Punëve të Jashtme e Francës në një njoftim për media po ashtu u ka rekomanduar shtetasve të saj që t’i shmangin lëvizjet.

“Më 16 shtator, duke filluar nga ora 10:00, në të gjitha qytetet e vendit janë planifikuar tubime të mëdha me karakter politik.

Shtetasve francezë u rekomandohet të qëndrojnë larg këtyre protestave dhe të shmangin çdo lëvizje jo të domosdoshme në qytete dhe në të gjithë vendin, deri në fund të ditës”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, një ditë më parë edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka lëshuar një njoftim për sigurinë, duke paralajmëruar qytetarët për protesta të mëdha që pritet të zhvillohen të mërkurën, më 16 shtator në qendër të Prishtinës dhe në qytete të tjera të mëdha të Kosovës.

Sipas njoftimit të Ambasadës amerikane, disa organizata kanë planifikuar demonstrata të mëdha, të cilat mund të sjellin grumbullime të shumta të qytetarëve, mbyllje të rrugëve dhe pengesa serioze në qarkullimin rrugor. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.